- Nis “World Travel Market” në Londër, Shqipëria pjesë e stendave të tij -

Written by RevistaTravel. Posted in Lajme

Përmes stendës së saj, Ministria e Ekonomisë dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit po prezantojnë Shqipërinë turistike, përmes fotove dhe videove ku shfaqen bukuritë natyrore dhe traditat kulturore e historike. 

Aktualisht janë 15 operatorë turistikë nga Shqipëria të cilët po marrin pjesë në këtë panair, ku marrin janë të pranishëm mbi 5.000 përfaqësues nga 182 shtete dhe mbi 50.000 vizitorë. 

Ministrja e Ekonomisë dhe Turizmit, Milva Ekonomi, e pranishme në këtë event, ka deklaruar se për Shqipërinë kjo është një pjesëmarrje shumë e rëndësishme. 

“Jo vetëm për turizmin, por edhe për sipërmarrjen turistike, sepse kanë mundësinë të kontaktojnë jo vetëm me operatorë nga Europa, por edhe nga vende shumë të largëta. Kanë mundësinë për të prezantuar Shqipërinë turistike, por edhe mënyrat se si mund t’i afrohesh asaj”, ka thënë Ekonomi. 

Ministrja ka zhvilluar edhe një takim me kreun e Organizatës Botërore të Turizmit, Rifai Taleb, i cili ka vlerësuar ecurinë pozitive të sektorit në vendin tonë. “Rritja e ndërgjegjësimit për turizmin është e rëndësishme dhe natyrisht sjell ndryshimin”, ka thënë Taleb.