Rritet numri i turistëve të natyrës në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta

Written by RevistaTravel. Posted in Lajme

1500 turistë të huaj e kanë vizituar parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta përgjatë periudhës pranverë-vjeshtë 2016, në krahasim me 1200 që e vizituan vjet gjatë të gjithë vitit, vetëm për turizmin e zogjve, ose Kundrimin e Shpendëve, apo BIRDWATCHING, thotë drejtori i parkut Ardian Koçi. Dhe vjeshta sapo ka nisur, çka do të thotë që numri në fund të vitit do të jetë më i madh. Ripërtëritja e faunës së shpendëve, sidomos kolonisë së pelikanëve e tufave të flamingove, ka bërë që interesi i të huajve por edhe shqiptarëve për këtë lloj turizmi, të rritet çdo vit. Për këtë arsye, së shpejti pranë administratës së parkut do të ngrihet Muzeu Natyror. Kemi natyrë të mrekullueshme. A nuk është krim ta humbasim?