Panairi Ndërkombëtar i Turizmit "Tirana 2016" - -

Written by RevistaTravel. Posted in Lajme

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit "Tirana 2016" ishte një sukses i vërtetë, si nga ana e organizimit dhe pjesëmarrjes së operatorëve dhe subjekteve të lidhura me fushën e turizmit, ashtu edhe nga ana e interesit për ta vizituar atë. Me një fluks të qëndrueshëm vizitorësh, përgjatë dy ditëve të panairit "bujtësit" dyditorë patën mundësi të shpalosnin ofertën e tyre turistike për vitin 2016 por edhe të shkëmbenin përvoja e të shihnin interesa bashkëpunimi me njëri-tjetrin. Blue Albania dhe Revista Travel, falënderon të gjithë ata që vizituan stendën "Blue Editions", e sidomos ata që patën mirësinë të tëhiqnin produktet tona.