Turizmi dhe hoteleria dominojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë -

Written by RevistaTravel. Posted in Lajme

 

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat mbi situatën ekonomike të Shqipërisë, për tremujorin e dytë të vitit 2014. Siç mund ta ndiqni edhe më poshtë, duket qartë që turizmi është një ndikues i fortë i rritjes ekonomike. Me një politikë më të mirë fiskale dhe jo vetëm, aim und të kthehet në një zë edhe më të fuqishëm të ekonomisë tonë.
Sipas treguesit të Vlerës së Shtuar Bruto (V.SH.B) ekonomia në tremujorin e tretë të vitit 2014 vlerësohet me rritje prej 3,30 % kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2013. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë si Tregti, Hotele dhe Restorante me 1,71 pikë përqindje, Shërbimet e tjera me 1,09 pikë përqindje, Ndërtimi me 0,81 pikë përqindje, Industria me 0,37 pikë përqindje, dhe Bujqesia, Gjuetia dhe Pyjet me 0,24 pikë përqindje, Posta dhe Komunikacioni me 0,15 pikë përqindje. Dega që ka kontribuar negativisht është Transporti me -1,05 pikë përqindje.
Degët kryesore të ekonomisë për tremujorin e tretë të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013 shfaqen si më poshtë:
Ndiqni linkun: