Shqipëria e nis mbarë vitin 2015 -

Written by RevistaTravel. Posted in Lajme

 

Shqipëria e ka nisur mirë vitin 2015 përsa i përket promocionit turistik nga dy media prestigjoze siç janë National Geographic Traveler dhe Telegraph.

"Pika më e largët e udhëtimit: Shqipëria". Kështu e titullon Keith Bellows kryeredaktori i prestigjiozes National Geographic Traveler, artikullin e tij me përshkrime reale të bukurive maramendëse të maleve dhe bregdetit shqiptar. Ai fton turistët të mos anashkalojnë vizitën në rajonin e Ballkanit dhe kryesisht të mos anashkalojnë Shqipërinë me natyrën e saj enigmatike e cila mund të krahasohet me vende që sot janë perla të turizmit botëror, si Papua ,Guinea e Re ,Myanmar, Butan etj.