No images found.
Error
  • Error loading component: com_media, 1

Articles in Category: Personalitete

Saimir Strati, ambasadori i veprave murale shqiptare

on Monday, 21 January 2019. Posted in Personalitete

Artisti shqiptar me famë botërore për krjimin e mozaikëve modernë

Saimir Strati, ambasadori i veprave murale shqiptare

Nga Elitjona Doko

SHQIP

Saimir Strati, është artisti shqiptar me famë botërore për krjimin e mozaikëve modernë, që padyshim bën krenar çdo shqiptar por jo vetëm, për talentin dhe arritjet e tij. Sa krenari të takoja një bashkëatdhetarin tim që e përfaqëson Shqipërinë kudo, me art, dhe vlera! Kur e kam takuar në Assisi të Italisë, një vit më parë po punonte ditë e natë për të reaizuar veprën e tij të radhës për t'u çertifikuar për të 11-tën herë në librin Guinness. Me ftesë të Massimo Falcinellit, Presidenti Priori Serventi 2018 në Assisi të Italisë, Strati realizoi një vepër artistike e punuar vetëm me gozhdë që u prezantua në 18 janar në Itali, me rastin e festës së Shën Antonio Abatit. Kur pashë studion e tij, që mbante si souvenir arritjet e tij nëpër botë, nuk hezitova të hyj dhe të realizoj një bisedë ashtu “shqiptarçe” në Itali.