Ja shtatë resorte në bregdetin Durrës-Kavajë ku mund të pushoni edhe në dimër

Ja shtatë resorte në bregdetin Durrës-Kavajë ku mund të pushoni edhe në dimër

Written by Flora Xhemani Baba on Sunday, 24 February 2019. Posted in Blog

Për ata që janë në kërkim të një fundjave relaksi, vetëm 40 km larg nga Tirana

Ja shtatë resorte në bregdetin Durrës-Kavajë ku mund të pushoni edhe në dimër
Shpeshherë e kemi trajtuar argumentin se pse shqiptarët i drejtohen vendeve fqinje për fundjavë dhe nuk e kemi fjalën gjithmonë për resorte dimërore me dëborë e ski por edhe për vende mirëfilli bregdetare e resorte buzë detit, të cilat ofrojnë shërbim 365 ditë dhe frekuentohen dendur edhe nga turistët shqiptarë. E pra, me zhivillimet e viteve të fundit të strukturave turistike në Shqipëri, sidomos në vijën bregdetare Durrës-Kavajë, ju nuk keni pse të vraponi më në Mal të Zi apo Greqi e Kroaci sepse për të njëjtat çmime e shpeshherë edhe me më pak kosto, ju mund të merrni të njëjtat shërbime edhe në Shqipëri. Hotele me shërbime të plota SPA, pishina të brendshme, qendra, masazhi, sauna e banjo turke, pa përmendur këtu shërbimin bazë të fjetjes apo ushqimit, të cilat shumë bukur mund të emërtojnë shqip fundjavat tuaja edhe në dimër.
Më poshtë po ju rreshtojmë disa prej tyre, që nëse bëni planet e fundjavave të ardhshme, derisa të vijë vera, mund t`i shfrytëzoni si alternativa.

Adriatik Hotel, një fundjavë me pesë yje

Hoteli historik me të kaluar të lavdishme e të tashme krejtësisht të ndryshuar sipas standarteve bashkëkohore, ka kohë që ka hyrë në listën e turistëve të huaj, kryesisht amerikanë si baza kryesore e qëndrimit të tyre në Shqipëri gjatë pushimeve të sezonit të lartë. Por kjo strukturë gjigande ofron çdo shërbim që do ta kërkonit jashtë kufijve të Shqipërisë, duke filluar nga qendra SPA, Pishina, shërbimet e shumta, akomodimi luksoz, çmimet mjaft konkuruese në këtë sezon, një shërbim i pashoq për të cilin shquhet stafi i Adriatik e sidomos ushqimi që nuk ka të dytë e që konkuron fort me restorantet më në zë. E bukura e kuzhinës është se gjithçka, edhe buka, gatuhet në kuzhinën e Adriatik, madje me grurë të rritur fushave të Shqipërisë e bluar me mullinj artizanalë, bylmeti gjithashtu sigurohet nga punishte të vogla dhe pjatat që ofrohen kanë elegancën e restorantit me pesë yje dhe shijen e traditës shqiptare. Imagjinoni pastaj ato perëndimet në verandën e Adriatik ose nga ballkoni i dhomës se çfarë shijeje do t`i shtonin fundjavës tuaj!
Që të keni një ide më të qartë se ç`ju pret, klikoni në www.adriatikhotel.com
 
 

Grand Blue Fafa Resort & Spa

Tashmë zinxhiri i resorteve Fafa është i njohur si destinacioni më i frekuentuar i turistëve të huaj dhe duket sikur ai nuk ka vend për shqiptarët por kjo është absolutisht jo e vërtetë. Jo vetëm verës që shumë shqiptarë brenda Shqipërisë dhe nga Kosova, Maqedonia e Diaspora e zgjedhin Fafën për pushime por edhe jashtë sezonit të lartë, Fafa është plotësisht në dispozicionin tuaj me një sërë shërbimesh që nuk keni pse t`i kërkoni jashtë. Ndërkohë që në Fafa Premium shërbimet e shumta, kuzhina e mirë, akomodimi luksoz, muzika live, qëndrimet buzë pishinës nën nën klimën e shkëlqyer mesdhetare, mund t`i shfrytëzoni në çdo kohë, tek Grand Blue Fafa Resort & Spa shumë shpejt do të keni paketën e plotë të shërbimeve SPA, pishinat e brendshme dhe shërbime të tjera të relaksit.
Për të qenë më të informuar klikoni në www.fafa.al
 

Harmonia Hotels Group

Janë së paku pesë hotele të kësaj linje por ju ofrojmë vetëm Albanian Star Hotel dhe Horizont Hotel, si baza e shërbimeve 365-ditëshe që Harmonia Hotels Group ofron për të gjithë pushuesit. Edhe ky zinzhir hotelesh ka kohë që është linja e përzgjedhur e të huajve, që që i ka dhënë kredite të larta shërbimeve që ofrohen aty. Buzë detit, me një atmosferë e ambiente fantastike, kuzhinë të shumëllojshme e plot shërbime relaksi, si sauna, masazhe, që do të mbushnin më së miri kohën tuaj të lirë, e vetmja gjë që do t`ju mungojë nga vera, është të laheni në det. Ndërkohë, në Horizont Hotel, si një investim i viteve të fundit do të gjeni një ambient ku mungon asgjë që mund ta gjenit në çdo hotel tjetër kudo nëpër Europë, por që ka avantazhin t`ju ofrojë një pishinë të mrekullueshme më pamje panoramike të Adriatikut.
Gjeni një sërë shërbimesh të tjera në www.harmoniahotelsgroup.com

Diamma Resort

Është resorti me hapësirën më të madhe, ku mund të shijoni ndër të tjera edhe aromën dehëse të pishave mesdhetare, aq mirë të ruajtura në këtë pjesë të Plazhit të Golemit. Por sigurisht që nuk do të shkoni te Diamma vetëm për aromën e pishave por edhe për kuzhinën fantastike që në kohë me diell mund ta shijoni edhe mes pyllit, nën ngrohtësinë e rrezeve të diellit, për dhomat e rehatshme për shijimin e ambienteve të bukura rreth pishinës dhe për shërbimet SPA që ofron gjatë të gjithë vitit. Festat e organizuara te Diamma, na besoni, janë të paharrueshme. Edhe një ditëlindje e thjeshtë kthehet në ditë të shënuar për të gjithë ata që janë të pranishëm, e jo më një festë që kur e merr në dorë Diamma, e qan! Kuptohet që nëse doni diçka më shumë se thjesht një drekë të shtune apo të diele, duhet të prenotoni në www.diammaresort.al 

Flower Hotel & Spa

Ky margaritar i turizmit nuk ndodhet në vijën e parë të bregdetit por është padyshim një prej resorteve më të bukur në të gjithë bregdetin Durrës-Kavajë, duke filluar që nga arkitektura neoklasike, ambientet e dekoruara ngrohtë dhe me një stil ku luksi dhe shija dominojnë gjithçka. Nisur edhe nga emri që e identifikon, resorti është një parajsë e vërtetë, ku lulet shumëngjyrëshe ndodhen kudo, deri në ballkonin e dhomës tuaj. Pika e fortë e resortit, që përmbush më së miri kohën e lirë janë shërbimet SPA, ku Flower nuk ka konkurent dhe për të cilat shpesh pushuesit e zgjedhin si arsye kryesore. Ajo që do t`ju lerë të mahnitur është pa diskutim infrastruktura e kuruar deri në detaje, mund të themi që nga porta hyrëse e deri në tryezë. Natyrisht nuk janë vetëm këto arsyet për të cilat duhet të zgjidhni Flower, është edhe kuzhina me pjatat e kthyera në art, të cilat në fillim do t`ju vijë keq t`i prekni e në fund do t`i fshini me gisht.
E nëse për çfarëdolloj arsyeje nuk keni mundësi të shijoni një fundjavë në Flower, së pakuni bëni një shëtitje në galerinë e mrekullueshme të fotove në www.hotel-flower.com
 

Klajdi Resort

Ka rreth njëzet vjet që pushuesit e njohin emrin e Klajdit. Vit pas viti, shërbimet e tij janë shtuar ne tani mund të themi që struktura ka pamjen dhe shërbimet e një resorti të mirëfilltë që nuk ka asgjë për t`i pasur zili një resorti në ndonjë breg të vendeve gregdetare fqinje. Me nje kapacitet prej 120 dhomash, që nuk janë thjesht vende fjetjeje por strehëza të rehatshme që ju përkëdhelin me njëmijë shërbime, mëngjes në dhomë, jacuzzi të hapur ku mund të rrini sa të doni duke shijuar një film me një gotë verë në dorë, surpriza me atmoferë festash etj, pa folur për standartet e larta.
Shërbimet SPA me pishinën dimërore me ujë të ngrohtë, Jaccuzi, sauna, banjo turke, hamam, masazhe, një qendër estetike me të gjitha shërbimet, qendra e fitnesit dhe të gjitha ambientet e relaksit, e bëjnë Klajdin një prej resorteve SPA më të plotësuar.
Por Klajdi është shumë i njohur edhe për kuzhinën e tij, të cilën klientët e zgjedhin të parën, edhe sikur të mos prenotojnë një fundjavë të plotë, kështu s`po zgjatemi për të përshkruar me detaje se çfarë mrekullish e shijesh ju presin po të zgjidhni të konsumoni një drekë apo darkë aty.
Hidhini një sy një herë, që të besoni se ju kemi thënë shumë pak në fakt, dhe pastaj nëse doni, e keni një klikim larg. www.hotelklajdi.al

Brilliant Hotel & Spa

Është i ri e natyrisht i bukur, sepse resortet që ndërtohen vitet e fundit e kanë të rëndësishme edhe arkitekturën, e cila i identifikon qartësisht. Ka hapësira të mjaftueshme për të lëvizur lirshëm edhe në kohë dimri, me hollet e mëdha e ambientet argëtuese, të cilat ndonëse nuk janë plotësuar të gjitha, ju japin mundësi të kaloni kohë cilësore në shoqëri të miqve dhe familjes. E ku ka më bukur se një mëngjes në dhomë ose me pamje nga Adriatiku i pamatë? Një qetësim i plotë nën masazhet natyrale të Jaccuzi-t mbuluar me petale lulesh apo aromaterapi? Një përhumbje në qendrën SPA që pritet të hapet shumë shpejt ku pishina dimërore, saunat, masazhet, banjo turke apo shërbimet estetike janë një kurë e e vërtetë relaksi?
Pale kuzhina pastaj, që mund ta shijoni fundjavave edhe nën tingujt e zgjedhur të muzikës live e ku mund të shëtisni mes shijeve të pesë kontinenteve. Ndërkohë që mendoheni, klikoni në www.brilliant.al
 
Por nuk janë vetëm këto. Resorte të tjera po ngrihen. Murrizi Resort & Spa dhe Porta Kavalja janë dy prej tyre ku shumë shpejt do të mund të shijoni shërbimet e mësipërme dhe ku secila natyrisht do të përcjellë edhe atmosferën e vet unike. Dhe nëse nuk jeni nga ata që shkojnë jashtë për të bërë “check in” vetëm për të treguar se po pushoni në një resort të famshëm, atëhere po që këto shërbime të resorteve shqiptare bëjnë për ju.
Fundjavë të mbarë!
0.0/5 rating (0 votes)

Hits

992

About the Author

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.