Global Travel sjell Indinë, destinacionin shpirtëror të 2018-ës

Global Travel sjell Indinë, destinacionin shpirtëror të 2018-ës

Written by Flora Xhemani Baba on Saturday, 12 May 2018. Posted in Lajme

Çelja e sezonit turistik prezanton destinacionin e ri

Global Travel sjell Indinë, destinacionin shpirtëror të 2018-ës

Shumë kompani dhe individë të lidhur me turizmin por edhe personazhe të jetës publike, morën këtë javë në duar një pasaportë dhe një biletë për një udhëtim misterioz. Në pasaportë shkruhej Global Travel 15 vjet, kurse në biletë shkruhej: Vendi i Nisjes: Pallati i Brigadave. Destinacioni: Indi. Kodi i veshjes: Preferohet shumëngjyrësh, i stilit Bollyëood. Natyrisht që kureshtja ishte e madhe dhe gjithkush mezi priti që të vinte dita e enjte, data 10 Maj.

Kështu pra me 10 Maj Global Travel, kompania e njohur turistike çeli sezonin e saj turistik, ndonëse praktikisht ajo ofron pushime gjatë të gjithë vitit. Në tingujt dhe dritat e një feste madhështore, të pranishmit patën mundësi ta ndjenin veten vërtet si në Bolliëood. Pallati i Brigadave u kthye edhe ai në një pallat indian, ku që në hyrje të prisnin pishtarët e ndezur, petalet e trëndafilave, vajza e djem të veshur me kostume tradicionale indiane e kuptohet edhe me pikën e njohur në ballë. Në hyrje një foto e madhe e Gurusë së njohur (jo dhe aq për Shqipërinë) Pustakadharini Dora i paraprinte gjithçkaje tjetër në atmosferën e festës, që fliste plotësisht në gjuhën indiane, përfshirë edhe ushqimin.

Natyrisht që shumica e vajzave të mbrëmjes i ishin përgjigjur ftesës për të qenë në sintoni me ambientin dhe të ftuarat që erdhën një nga një, vezullonin nga gurët mbi ballë, veshjet shumëngjyrëshe e pika mes vetullave. Por edhe djemtë nuk mbetën prapa, duke guxuar me veshjet prej maharaxhai, çallmat mbi kokë e gjithashtu simbolin e njohur indian - pikën mes vetullave. Dhe ishte e kuptueshme që edhe muzika që do të luhej në festë të ishte indiane, ndonëse e kërcyer nga vajza shqiptare, të veshura me kostumet e njohura.

Nuk është hera e parë që Global Travel feston çeljen e sezonit dhe ndoshta, pavarësisht madhështisë që ka karakterizuar çdo festë për çdo vit, kjo mund të kishte qenë një prej festave të bukura që shoqërojnë hapjen e sezonit veror dhe ofertën e agjencisë për vitin përkatës.

Por jo. Më shumë se një festë, ishte vërtet një udhëtim shpirtëror, ndikuar plotësisht nga pelegrinazhi dyjavor që drejtuesja e Global Travel Ornela, kishte kryer në Indi dhe përfunduar vetëm një ditë para festës. Le të themi që efektet e këtij pelegrinazhi ishin krejt të freskëta sepse përveç atmosferës së përgjithshme shpirtërore që kishte pushtuar festën dhe ngarkesës mistike që i shtuan asaj fjalët e gurusë, dërguar në një videomesazh enkas për të ftuarit, fjalët e të zonjës së shtëpisë thënë si mirëseardhje për të ftuarit, ishin të mbushura plot me emocion, gjë e pazakontë për një vajzë të shpenguar si Ornela, me një përvojë të gjatë mbi supe.

“Udhëtimi në Indi më ka mësuar shumë gjëra, dhe më shumë sesa si një destinacion turistik, e kam përjetuar këtë pelegrinash si një udhëtim në brendësi të vetvetes, aty ku të gjithë ne kemi shumë dashuri por shpeshherë nuk dimë si t`ua tregojmë njerëzve. Duke ndjekur udhërrëfyesin tonë shpirtëror kuptuam dhe besuam plotësisht se misioni parësor i njeriut në jetë është të shpërndajë dashuri. Shumë dashuri. Në 15 vjet punë me stafin e Global Travel kemi punuar të gjithë me dashuri por këtej e tutje këto 15 vjet punë do t`i shndërrojmë në 15 vjet dashuri. Ja pse zgjodhëm që këtë vit t`ju ofrojmë Indinë, e cila përveçe është një destinacion turistik me potenciale të fuqishme, është edhe një destinacion shpirtëror me ndikim të madh, që ka ndryshuar shumë njerëz, përfshirë edhe mua. Nuk e teproj po të them që shenjat e para i pashë që sonte, sepse 30 minuta para se të fillonte kjo festë, asgjë nuk ishte gati dhe binte shi pa pushim. Më pëlqen të besoj që ishte dashuria ajo që i bëri të gjithë të punonin dhe të bënin gjithçka gati në kohë rekord e lutjet tona me sytë nga qielli, dikush i dëgjoi e jo vetëm që nuk ra shi, por askush prej të ftuarve nuk mori çadër”.

Nuk mund të mos kishte shije dhe nota shqiptare në një festë shqiptarësh, sadoqë që në qendër të vëmendjes ishte India. E kur bëhet fjalë për emocione shqiptare, e kush më mirë se Aurela Gaçe mund t`i sjellë ato? Diva e skenës shqiptare e ndëzi festën ashtu siç vetëm ajo di dhe bashkë me Vëllezërit Korçarë bëri që të shpengoheshin edhe të ftuarit më të rezervuar.

Ata që ishin të ftuar në festë, patën mundësi të shohin një copëz Indie. Por nëse doni të ndjeni emocionet e vërteta të një udhëtimi me dimensione të shumëfishta, merrni edhe ju pasaportën, biletat nga Global Travel dhe nisuni në kërkim të Botës por edhe në zbulim të vetvetes.

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

11906

About the Author

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.