Articles in Category: Intervista

Flora Xhemani Baba: Destinacionet e 2014-ës në Shqipëri i takojnë plotësisht turizmit aktiv.

on Friday, 19 September 2014. Posted in Intervista

Në bisedë me Ilva Taren, për ciklin turistik "Të njohim Shqipërinë" në Ora News

Flora Xhemani Baba: Destinacionet e 2014-ës në Shqipëri i takojnë plotësisht turizmit aktiv.

Kjo intervistë është zbardhur nga cikli turistik "Të njohim Shqipërinë", që u realizua këtë verë nga gazetarja Ilva Tare dhe stafi i Ora News, duke ofruar një panoramikë të gjerë turistike të Shqipërisë, me qytetet më të bukura shqiptare, duke bërë një mbyllje në Tiranë, si kryeqendra e Shqipërisë ku nis gjithçka, edhe turizmi.

Orgesa Zaimi: Udhëtimet? Adrenalina ime

Written by Flora Xhemani Baba on Thursday, 27 June 2013. Posted in Intervista

Rrokerja simpatike rrëfen preferencat dhe planet e saj per udhetimet e ardhshme

Orgesa Zaimi: Udhëtimet? Adrenalina ime

Një prej këngëtareve më të dashura të publikut, Orgesa rrëfen dashurinë e saj të madhe për udhëtimet, vendet ku ka shkelur, ato që dëshiron të vizitojë akoma, si dhe një plan për një "Eurotrip" bashkë me Borën, vogëlushen e saj që ka pak kohë që ka ardhur në jetë...

Kledi Kadiu: Gjithmonë duhet të kthehemi pas, të shohim nga e shkuara

Written by Flora Xhemani Baba on Tuesday, 16 April 2013. Posted in Intervista

Balerini i njohur shqiptar - personazh real i "La Nave Dolce"

Kledi Kadiu: Gjithmonë duhet të kthehemi pas, të shohim nga e shkuara

 

Ajo ishte një anije e mbushur me sheqer por më shumë se me çdo gjë tjetër, u mbush me njerëz, pikërisht njëzet vjet më parë, dhe u nis nga brigjet e Shqipërisë, drejt Italisë, drejt ëndrrës, drejt Tokës së Premtuar, atje ku askush nuk e dinte se çfarë do t’i priste, por që të gjithë e shpresonin si parajsën e munguar.
Njëzet vjet më pas, regjizori Italian Daniele Vicari, skenaristët Ilir Butka e Genc Përmeti, u mblodhën bashkë, rrëmuan në arkivat e kohës, thirrën për bashkëpunim disa prej njëzetmijë të ikurve të dikurshëm, një pjesë e të cilëve sot janë persona të njohur e të suksesshëm këndej e andej vendit, dhe realizuan dokumentarin “La Nave Dolce”, nisur prej ngarkesës së saj por edhe prej ëndrrave që përkundën para dy dekadash shumë prej atyre që kacavirreshin dikur direkëve e litarëve të saj. Një film i arrirë, që më shumë se një dokumentar i ngjan realizimit të një filmi të vërtetë, një vepër dinjitoze, që tërhoqi gjithë vëmendjen e kritikës në festivalin e Venecias dhe ndonëse nuk ishte pjesëmarrës, u vlerësua me çmimin e kritikës. Në këtë multiintervistë, nuk kemi dashur të sjellim triumfatorët apo realizuesit por pikërisht ikanakët e dikurshëm, për të kuptuar pakëz nga emocionet dhe përjetimet e tyre të dy dekadave më parë.

 

Zak Topuzi: “Politika lodhet kot, vetëm turizmi e rrit punësimin!”

on Sunday, 24 March 2013. Posted in Intervista

Zv presidenti i Shoqatës Shqiptare të Turizmit shprehet për situatën e turizmit shqiptar

 

Ard Kola
Vendet fqinje po na “mbysin” nga ofertat joshëse, kurse Shqipëria vazhdon të mbetet larg çmimeve konkurruese. “Të paktën për të njëjtin shërbim dhe cilësi kemi tarifat më të larta”, thotë për gazetën “Shqip”, Zak Topuzi, kryetar i sektorit të Hoteleve në Shoqatën Shqiptare të Turizmit (ATA). Sipas tij, shkalla tatimore e TVSH, prej 20 për qind, nuk na bën aspak konkurrues me vendet e tjera, të cilat e kanë nën 10 për qind. Sa i takon debatit politik për taksat, Topuzi thotë se ka marrë premtime, por deri më tani realizimet duken larg. “Politika, – thekson ai, – lodhet kot të identifikojë sektorët se nga ku do të bazohet për rritjen e punësimit, pasi i vetmi që e mundëson është turizmi”.

 

Brikena Arapi: Shpresojmë që turizmi shqiptar të kthehet në gjithëvjetor

on Wednesday, 13 March 2013. Posted in Intervista

Drejtoresha e AKT flet për pjesëmarrjen e fundit ne Berlin 2013

 Nga Entela Resuli

Ajo është kthyer në Shqipëri vetëm dy ditë më parë. Vendi ynë ka qenë pjesëmarrëse për të 12- in vit radhasi në panairin më të madh të turizmit në botë. Brikena Arapaj, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, na tregoi për eksperiencën e saj në këtë panair dhe se si e ka prezantuar Shqipërinë turistike të këtij viti. Në paraqitjen në mesin e 10.000 ekspozuesve nga 188 vendet të botës, ishte edhe Shqipëria. 12 operatorë turistikë që morën pjesë në të zhvilluan takime me biznesin dhe prezantuan materialet e tyre promocianale.