Marketingu me kosto 0 në rrjetin social online

Written by Brunilda Licaj on Sunday, 11 March 2012. Posted in Fokus

Marketingu me kosto  0 në rrjetin social online

Në  një treg konkurues dhe të paqëndrueshëm, drejtimi i një strukture akomoduese përfaqëson një problem shumë kompleks. Kanë kaluar dy dekada nga momenti kur mendohej se të kesh në pronësi një hotel dhe të zhvillosh një aktivitet të tillë  është e thjeshtë. Në shumë raste, rezultati i arritur, nuk varet vetëm nga puna e bërë brenda “kornizës “ së hotelit, por sa dhe si ky shërbim arrin të përcillet te konsumatori dhe ti komunikohet atij.

Isopolifonia Labe - pjesë e kulturës botërore

on Sunday, 11 March 2012. Posted in Tradita

Isopolifonia Labe - pjesë e kulturës botërore

Një nga vlerat më të larta e më të vyera të traditës dhe kulturës popullore shqiptare me të cilat mund të krenohemi, është padyshim Isopolifonia. Muzika karakteristike popullore e zonave të Labërisë, për vlerat dhe autenticitetin e saj, prej vitit 2005, bën pjesë edhe në trashëgiminë kulturore të UNESCO-s, si një ndër 50 atraksionet më të tërheqëse jomateriale, në trashëgiminë shpirtërore të popujve të botës. Melodiciteti i jashtëzakonshëm, gjuha e thjeshtë por njëkohësisht e ndërlikuar dhe figurat e shumta letrare, e pasurojnë isopolifoninë në një masë të atillë, sa e kthejnë atë në një vlerë të pakrahasueshme për të gjithë kuturën dhe trashëgiminë e vendit tonë.

“Bjeshkët e Namuna”, welcome to the “Wild World”

Written by Gent Mati on Thursday, 08 March 2012. Posted in Outdoor

Shënime udhëtimi nga ditari i Gent Matit

“Bjeshkët e Namuna”, welcome to the “Wild World”

Gjithçka nisi në mesin e verës 2008 nga një e-mail ku OA – Outdoor Albania, ftohej të përgatiste itinerarin dhe logjistikën për një dokumentar në Veriun e Shqipërisë. Kësaj here në ndryshim me kërkesa të tjera të ngjashme të të shkuarës ku theksi vihej rëndom mbi fenomene sociale të hidhura si gjakmarrja apo virgjëreshat e “kthyera” në burra të bjeshkëve tona, kompania “Pilot Productions” na kërkoi të përzgjidhnim pikat natyrore më tërheqëse të Veriut për serinë shqiptare të ciklit ‘Treks in a Wild World – Shtegtime në një Botë të Egër” – i cili më pas do të transmetohej në kanale prestigjoze si National Geographic, Discovery Chanel, etj.  Natyrisht që një detyrë e tillë nuk mund të mos na entuziazmonte! Brenda pak ditëve një bashkëpunim i frytshëm ndërmjet OA, projekteve EDEM dhe Balkan Peace Park – Parku Ballkanik i Paqes, ngjizi idetë, rrugët, ndalesat dhe personazhet që do të ilustronin këtë udhëtim i cili do të niste dhe përfundonte në qytetin e Shkodrës – qendra urbane e Veriut Shqiptar.  Udhëtimi i vërtetë “jashtë letrave” filloi në javën e fundit të muajit Gusht. Në ekipin e miqve spikasnin prezantuesja e re dhe tërheqëse Zoe Palmer, regjizori me përvojë Peter Minns dhe drejtori i fotografisë/kameramani i shkathët Harald Bachmann. 

Pelegrinazhi i munguar per tek Fishta

Written by Irhan Jubica on Thursday, 08 March 2012. Posted in Itinerare

Një vizitë në vendlindjen e poetit të madh

Pelegrinazhi i munguar per tek Fishta

Për vetëm 75 minuta je aty. Nëse nisesh nga Tirana, duhet ta kalosh Lezhën për t’u kthyer djathtas në vendin ku tabela tregon fshatin Blinisht, nëpër një rrugë të ndërtuar prej qysh në fund të viteve ‘30 të shekullit të kaluar e të rikonstruktuar së fundmi. Jemi në Fishtë, në zonën e Zadrimës në Lezhë, që i dha Shqipërisë një figurë të madhe: Gjergj Fishtën. Në krye të fshatit, pas një kthese të vogël në të majtë, thuajse e rrënuar prej harresës, është shtëpia ku ka jetuar në periudha të ndryshme Fishta. 

Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

on Wednesday, 07 March 2012. Posted in Destinacione

Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Ju rekomandojme një destinacion sa të veçantë aq edhe të njohur për shumicën nga ju. Rrallëkush mund të mos ketë dëgjuar për Kishën e Lacit, e ndokush prej jush tani që lexon, mund të kujtojë momentet e ngjitjes së “mundimshme” deri atje lart, në këmbë, nëpër pelgrinazhin e pafund të ditëve të para të qershorit, për t’i ardhur kishës tri herë qark, për të ndezur qirinj për shpirtrat e atyre që nuk janë më, për mbarësinë e të dashurve të zemrës, apo për të “gjetur derman” për problemet e ndryshme që ka në jetë. Por sa të tjerë nuk dinë asgjë për këtë destinacion fetar të famëshëm?