Nëse do të kalërosh, zgjidh kalin e duhur

Written by Irena Kanani on Monday, 14 May 2012. Posted in Around

Për një fundjavë të magjishme në Pezë...

Nëse do të kalërosh, zgjidh kalin e duhur

 

Stina e bukur e pranverës i jep mundësi më së miri kryeqytetasve të kalojnë një fundjavë në natyrë larg streseve të përditshme të jetës urbane. Pavarësisht dëshirës së shumë njerëzve për të kaluar një ditë në natyrë, mundësitë që të ofron Tirana janë të pakta, por jo të pamundura. Për t’u argëtuar në ditët e bukura të stinës së luleve do të  zgjedhim Pezën. 

Durrësi - the Getaway to another world...

on Sunday, 13 May 2012. Posted in English

Welcome to the Teuta Queen's Empire!

Durrësi - the Getaway to another world...

 Durrësi is the second largest city in Albania, the biggest port and the hub of the railroad system. It is one of the most ancient cities in Albania. Known by name of Epidamnus, it was established in the year 627 B.C. by colons coming from Corinth and Corcyra. Later on, the name changed to Durrahium (according to mythology the nephew of Epidamnus). During this period, the city flourished and became the main port of the Eastern Adriatic. Between the 1st  and the 3rd  centuries, it played a major role as a trading centre along the ancient Egnatia road, which connected Rome with Byzantium. 

Venecia, ëndërr që s’mbaron…

Written by Flora Xhemani Baba on Monday, 07 May 2012. Posted in Outgoing

Një qytet në ujë apo një ëndërr e fundosur përgjysëm?

Venecia, ëndërr që s’mbaron…

 

Nuk ka rëndësi se kur e viziton Venecian. Kurdo që ta marrësh rrugën drejt saj, ajo do të jetë gjithmonë magjepsëse. Seç ka një vel që e mbështjell, e  bën sugjestionuese, tërheqëse, të mistershme, të thellë, jo vetëm prej ujrave, të largët e të dëshirueshme si një femër që nuk  ke arritur ta pushtosh dot, e që e ke ëndërruar gjithë jetën. Ne e vizituam një ditë të ftohtë dimri, me qiell gri e shi të situr në borë,  si për të bindur veten se ajo mund të ishte e bukur edhe në një ciknë të tillë, se s’kishte nevojë për dritat vezulluese të festës së Vitit të Ri që sapo kishte hyrë, se s’kishte nevojë as për ngjyrat marramendëse të Karnevaleve, e nuk kishte nevojë as për turmat e pafund që mësyjnë sheshin San Marko, pranverë-vjeshtë, aq sa s’ka vend as për pëllumbat. Donim ta shihnim Venecian në gjendjen e saj më pak tërheqëse të mundshme, si ajo e gruas së pastolisur që me një lidhëse të thjeshtë  ka lidhur flokët e po bën punët e shtëpisë, dhe është prapë e bukur. 

Korça - qyteti i dashurisë dhe serenatave të përjetshme

on Monday, 07 May 2012. Posted in City Guide

Guidë nëpër Parisin e Vogël shqiptar

Korça - qyteti i dashurisë dhe serenatave të përjetshme

E kanë quajtur Qyteti i serenatave, Qyteti i dashurisë, Qyteti i Artit, Qyteti i birrës, Vendi i kërnackave, Parisi i Vogël, e po të kërkosh, gjen plot epitete të tjera që cilësojnë vlerat e saj por edhe karakteristikat se përse duhet vizituar një qytet si Korça. E hapur qysh herët me botën, drejt perëndimit (shumë korçarë emigruan herët ne Amerikë, por edhe shumë atdhetarë e intelektualë më herët, në Turiqi e Ballkan), Korça është një qytet i qeshur e plot jetë, që të fton në çdo stinë të vizitosh rrugët e saj karakteristike, të mësosh për kulturën dhe historinë e saj, të kuptosh pse shumë atdhetarë që sot mbushin faqet e historisë së kombit, ishin pikërisht nga Korça. Por edhe për të pirrë një birrë me “kërnacka”, do të ndjesh po aq kënaqësi e mikpritje, sepse kudo që të shkosh nëpër qytet e në të gjitha fshatrat e tij, gjëja e parë me të ciëln do të takohesh, është pikërisht mikpritja e korçarëve...

Një revistë e re i shtohet tregut shqiptar të medias së shkruar

on Monday, 07 May 2012. Posted in Lajme

Vjen në treg Revista gastronomike "SHIJE"

 

Tashmë të gjithë blerësit shqiptarë e në veçanti adhuruesit e ushqimit, do të kenë mundësi të gjejnë në treg revistën e re SHIJE. E përkushtuar krejtësisht ndaj gastronomisë, revista Shije, është bota e re e ushqimit, ku do të mund të udhëtoni “pa u ngopur”, nëpër shijet e pafundme që dhuron natyra dhe fantazia e njeriut. Një revistë e profilizuar, ashtu siç nuk kishte më parë një të tillë në treg, profesionale dhe me një dizajn elegant, Shija, ju dhuron jo vetëm atë që propozon që në titullin e saj, por edhe forma e imazhe të mrekullueshme. Receta, ushqime, vende, tradita, njerëz, parë në këndvështrimin gastronomik.
I urojmë rrugë të mbarë dhe pastë sukses në udhën e gjatë e të vështirë të tregut shqiptar!