Shqipëria mbi kalë: në gjurmët e Lord Bajronit

on Monday, 25 February 2013. Posted in Reportazh

Udhëtim i paharruar e mbresëlënës, pas një shekulli të trazuar historik...

 

Minty Clinch

Me termometrin që ishte ngritur në rreth 40 gradë celsius, ne kaluam rrugën malore të Hoshtevës. Gurët e bardhë reflektonin diellin e pasdites, ndërsa ne kërkuam që kuajt tanë të kalonin kthesat e fundit për në fshat. Në të majtë, një kishë ortodokse e bukur; drejt përpara, një shenjë për një barkafe. Në një vend kaq të largët ne nuk guxuam të shpresonim për ftohës kur po lidhnim kuajt tanë nën pemë. Mrekullia e mrekullive, ne e kemi gjetur atë. Birrë “Korça” apo koka-kola, të përcjella në një verandë nën hije, rrallë kanë shijuar aq mirë. Me këtë rast, grupi ynë i kalorësve britanikë, një bankier dhe gruaja e tij, një tregtar mallrash antike dhe një punonjës social, kishte përparësi mbi Lord Bajronin dhe shokun e tij të Kembrixhit, John Cam Hobhouse, kalorës pionierë në malet e Shqipërisë jugore në vitin 1809.

 

Does Tirana have an old town? How you can find it?

on Friday, 22 February 2013. Posted in Blog

Yes, if you want to, you can visit an old Tirana town

Does Tirana have an old town?        How you can find it?

 

Elton Çaushi

« Tirana !? In my opinion there is no need to spend more than an evening. Not much to see!” In case you have a look at travel forums and what often is said about Albania and Tirana, it’s a pitty to see that when it comes to recomanding the capital, a part of the locals or the foreingers which know it little or not at all, they give opinions which are far from being considered charming.Of course a particularity of Albania, in the eyes and plans of a traveller or explorer, is the fact that for the relatively small surface that the Land of the Eagles, occupies in the European continent, the density of interesting places that can satisfy the needs of many is pretty high (a non scientific and unreferenced statistic says that Albania comes second just behind Italy in a wordscale for the ratio between the concentration of archeological sites and monumets related to the surface of the country and its population). The dilemma of a traveller which has a limited time is what to take and what to leave!!!

 

Numri i ri i revistës Travel - revista turistike që ju ofron më të mirën e turizmit shqiptar - nuk duhet ta humbisni...

on Monday, 18 February 2013. Posted in Lajme

Një pafundësi informacioni për turizmin, problematika të mprehta dhe dhjetëra destinacione, është ajo çka ofron ky numër i ri i revistës shqiptare të turizmit në të gjithë rajonin

Numri i ri i revistës Travel - revista turistike që ju ofron më të mirën e turizmit shqiptar - nuk duhet ta humbisni...

Në këtë numër:

Editorial nga Irhan Jubica
Kosova si pjesë e Strategjisë Kombëtare të Turizmit
Echo:
The guardian: “Shqipëria e dyta ndër njëzet më të mirat”
Prestigjozja britanike ofron Shqipërinë bregdetare si optimale për 2013-tën
Fokus nga Dritan Zaimi
Mikpritja shqiptare, detyrim shërbimor apo atraksion turstik? 
Intervista, Orgesa Zaimi: “Udhëtimet? Adrenalina ime”
Këngëtarja shqiptare flet për pasionet dhe planet e saj për udhëtimet nëpër botë
New trend
Destinacionet e rekomanduara të 2013-ës
10 vendet më të bukura që mund të vizitoni në Shqipëri – sugjeruar nga Blue Agency
The top 2013 destinations in Albania
Forum
Turizmi dimëror, kapacitetet dhe infrastrukturat – Flasin operatorët e strukturave akomoduese dimërore
Outdoor nga Gent Mati
Valbona dhe skiatorët e saj alpinistë
Valbona and her alpinist skiators
Traveler nga Michael Mclellan
Fermat shqiptare: sa të mira dhe natyrale!
Albanian farms, natural and good...
City Guide nga Irhan Jubica
Prishtina, lindja e vështirë e një qyteti perëndimor
Prishtina, the hard rise of European city
Destinacione të bardha – nga Flora Xhemani Baba
Shijoni dimrin ne Razëm, Pukë, Dardhë, Voskopojë, Bogë (Rugovë), Shapkë, Llogora, Tomor….
White trips
Enjoy the winter in Razëm, Pukë, Dardhë, Voskopojë, Bogë (Rugovë), Shapkë, Llogora, Tomor….

 

Shkëlzen Rexha, përfaqësuesi i fotografisë shqiptare.

Written by Ilirjan Gjika on Friday, 08 February 2013. Posted in Blog

Një portret miqësor për fotografin e njohur gjakovar

Shkëlzen Rexha, përfaqësuesi i  fotografisë shqiptare.

Me pamjen prej një mësuesi “babaxhan”, ai të afrohet ngadalë dhe pasi të përshëndet me përzemërsi nis bisedën e rastit. Mirësjellja është gjëja e parë që duket sheshit. Më pas e pyet se përse e mban në qafë aparatin fotografik. Pëgjigja nga ana e tij është e menjëhershme - Jam fotograf! Dhe ti, bashkëbiseduesi, si i zënë në faj e pyet për emrin. -Shkëlzen Rexha, përgjigjet ai po me të njëjtën mirësjellje. E kështu më pas vjen hutimi i përzjerë edhe me një ndjenjë faji, se përse nuk e ke njohur më parë mjeshtrin e madh të fotografisë shqiptare, Shkëlzen Rexhën. Por këtu qëndron edhe absurdi që shpesh i ndjek si një fat i keq fotografët. Ata janë të vetëdënuar që të jenë fizikisht të panjohur për publikun. Ikona dhe imazhi i tyre janë fotografitë që ata prezantojnë para nesh. Kjo gjë ndodh edhe me mjeshtrin Rexha, apo me Xenin, siç e thërrasin të gjithë fotografin nga Gjakova.

Ali Pasha i Greqisë dhe jo Ali Pasha i Tepelenës

on Monday, 04 February 2013. Posted in Fokus

Kalaja e Tepelenës është shëmbëlltyra më e mirë e injorancës shqiptare, e harresë së trashëgimisë kombëtare, e barbarisë dhe indiferencës shtetërore.

Auron Tare

Kujtdo që i ka rënë rruga për në Janinë është habitur me ruajtjen dhe respektin që janinjotët i kanë bërë kalasë së Aliut. Për Greqinë dhe grekët, Veziri i famshëm i Tepelenës nuk është hero. Përkundrazi e kanë nëmur jo pak në folklorin dhe gojëdhënat e tyre. E kanë përçmuar madhështinë e tij, e kanë sulmuar famën e tij, e kanë baltosur jetën e tij, por çuditërisht grekët ia kanë ruajtur trashëgiminë. Kalaja e sotme e Janinës është dhe mbetet vepër madhështore e fuqisë së tepelenasit, që fama i kishte mbërritur në sallonet e aristokracisë europiane. Mirëpo grekët janë komb i qytetëruar, kanë edhe kryeministra që në mos e duan, të paktën e respektojnë trashëgiminë kulturore.