Si mund t’i shërbejë 100 vjetori i Pavarsisë turizmit shqiptar

Written by Irhan Jubica on Tuesday, 27 March 2012. Posted in Editorial

Një mundësi që vjen nje herë në shekull

Si mund t’i shërbejë 100 vjetori i Pavarsisë turizmit shqiptar

 

Shqipërisë i doli huq gjithë kapardisja për dyfishim të numrit të turistëve gjatë sezonit turistik që po harrohet - dashtë zoti - bashkë me kobin që pasoi marketingun më profesional të perëndimit për vendin tonë: renditjen në kryelistat për turizëm anekënd botës, si dhe marrëveshjen për liberalizimin e vizave. Kur në fillim të sezonit, operatorët shprehën shqetësimin për ndikimin negativ që do të kishte mbi turizmin përveç janarit vrasës, edhe atmosfera e nderë e një procesi elektoral, avokatura shtetërore në media u përpoq ta injoronte këtë nuhatje profesionale që vjen kokëfortë prej përvojës. Mirëpo, qysh prej kulmit të sezonit - kur jo vetëm revista Travel, dëshmoi nëpërmjet zërit të operatorëve, se turizmi i këtij viti iku e shkoi - e deri tash nuk ka ende një bilanc të këtij sezoni e aq më pak një kapardisje qeveritare si ajo e tre-katër vjeshtave të fundit.

Bylisi i bylinëve dhe i Ilirisë

Written by Ilirjan Gjika on Sunday, 18 March 2012. Posted in Destinacione

Aty ku takohet antikiteti dhe peizazhi i bukur

Bylisi i bylinëve dhe i Ilirisë

“O i huaj mos iu shmang vështrimit nga bukuria e Bylisit, muret rrethuese të të cilit, dikur të rrënuara i rindërtoi Viktoriani guximtar”

I vendosur në zemër të krahinës së Mallakastrës në Bylis, shkohet shumë lehtë. Pasi lëmë pas qytetin e Ballshit dhe rrugën nacionale, mund të marrësh drejtimin për në jug, drejt fshatit Hekal, ku tashmë gjenden rrënojat e shumta të qytetit të dikurshëm antik.


Mikpritja e shenjtë e shqiptarëve

Written by Robert Elsie on Sunday, 18 March 2012. Posted in Tradita

Shpija para se me qenë e Shqiptarit, asht e Zotit dhe e Mikut...

Mikpritja e shenjtë e shqiptarëve

Mikpritja është një ideal i dashur  e  i rëndësishëm i shoqërisë  tradicionale  shqiptare. Është krejt e papërfytyrueshme, që  me  gjithë  vështirësitë  e mëdha ekonomike në mbarë realitetin shqiptar, njeriu të mos pritet mirë ose të mbetet jashtë në rrugë pa strehë. Shqiptarët e kanë mikpritjen të shenjtë e të pakufishme. Thonë, për shembull, se në kohën e diktaturës komuniste, kur po bëheshin plane për ndërtimin  e një hoteli në veri të vendit, banorët e qytetit në fjalë u ndjenë të fyer e të zemëruar. Sipas mendimit të tyre, qyteti nuk kisht nevojë për hotel, sepse çdo udhëtar, që do të kërkonte vend për të qëndruar, mjaftonte të trokiste në derë, në çdo derë, për të ngrënë e për të kaluar natën.

Kayaking Odisea in Karaburun Peninsula

Written by Gent Mati on Sunday, 18 March 2012. Posted in English

From Gent Mati’s diary

Kayaking Odisea in Karaburun Peninsula

Failed attempt

For several years sailing the Karaburun peninsula with the kayak, was in the personal list of things "to do". My father had tried to leave only two times, but could not go very far because once approached to Gjuza Cape the troubled sea and wind forced him to abandon the enterprise. After over two hours of tedious aggressive dig, I fortunately benefited a surprise "walk" to Pashaliman, that was generously offered by a Navy patrol military, whose Effective was exploding mines, exactly on the beach where I predicted the landing, near the bay of St. Jan. The same thing happened to me during the first attempt - when a sudden wind changed in less than half an hour the calm sea by merely hardly be navigable waters. Slow waves and strong wind sailing to prevent whenever raises to rowing oar, by the changing direction.

"Falja e gjakut”, fitues i tre çmimeve botërore

Written by Irena Kanani on Saturday, 17 March 2012. Posted in Intervista

Andamion Murataj: Filmi, si guidë turistike për Shqipërinë e sotme

“Falja e gjakut” është një nga filmat më të suksesshëm deri tani në guhën shqipe. Në shkurt të vitit 2011 ky film u vlerësua me “Ariun e Argjendtë” ne Festivalin e Filmit në Berlin, ndërsa para pak kohësh u nderua me çmimin e parë për skenarin më të mirë në Festivalin e Filmit në Chicago, si dhe çmimin special të juries në Festivalin e Filmit në Hampton të New York-ut. Edhe pse më parë, Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Tiranë, zyrtarisht e zgjodhi këtë film për të prezantuar Shqipërinë në seksionin Foreign Language të çmimeve Oscar, po kjo qendër e tërhoqi këtë kandidaturë, por jo të drejtën e filmit për të kandiduar e për të përfaqësuar tashmë – vetëm artin. Kur u mësua se “Falja e gjakut” i regjisorit Joshua Martson do të konkurronte në emër të Shqipërisë, mediat botërore e cilësuan këtë film si favorit për Oscar, edhe për faktin se më parë, Martson ka fituar “Ariun e Artë” me filmin “Maria full of Grace”, me të cilin gjithashtu ishte pretendent për Oscar. Ndoshta kjo ishte mundësia më e mirë e Shqipërisë për të konkurruar në nivele të tilla.