Turizmi shqiptar; a është në rrugë të mbarë?

Written by Salvatore Messina on Friday, 24 February 2012. Posted in Fokus

Turizmi shqiptar; a është në rrugë të mbarë?

Sa herë jeni nisur për pushime ose për të marrë pjesë në një martese, ose në një takim pune? Shumë ? Mirë! Tani kujtohuni se si keni vepruar: keni planifikuar udhëtimin, keni vendosur se me kë do të niseni, çfarë mjeti transporti do të përdorni, keni përgatitur valixhet, jeni të vendosur, sipas arsyes dhe zgjatjes së udhëtimit, cilat dhe sa veshje do të merrni nga dollapi, pastaj do të shkoni në bankë për të tërhequr disa të holla dhe do të kontrolloni kartën e kreditit. Dhe nëse arsyeja e udhëtimit tuaj është një takim pune, do të merrni dokumentat e nevojshme.

Neritan Ceka: Në Shqipëri kalon përmes historisë dhe gjeografisë njëkohësisht

Written by Irhan Jubica on Friday, 24 February 2012. Posted in Intervista

Intervsitë me arkeologun e njohur, dhene per revisten Travel

Neritan Ceka: Në Shqipëri kalon përmes historisë dhe gjeografisë njëkohësisht

Ç’përfaqëson hapësira shqiptare në Ballkan në hartën arkeologjike të rajonit dhe të krejt Mesdheut?

Me pozitën e saj gjeografike Shqipëria ka qenë vendi ku u zhvillua qytetërimi ilir, por edhe vendi ku u kryqëzuan qytetërimet më të rëndësishme të lashtësisë dhe mesjetës. Gjurmët e tyre materiale janë ruajtur gjatë shekujve atje ku jeta vazhdoi pa ndërprerje, si në Durrës, Berat, Elbasan, Lezhë, apo ngrihen në format mbresëlënëse të qendrave antike të Apollonisë, Butrintit, Bylisit, apo kështjellave të Shkodrës, Petrelës, Kaninës, Porto Palermos etj. Mund të them se për nga numri monumenteve dhe cilësia e tyre, Shqipëria është një vend me të vërtetë i pasur.

 

Farma Sotira, një parajsë në zemër të natyrës

Written by Flora Xhemani Baba on Thursday, 23 February 2012. Posted in Destinacione

Udhëtim i paharruar drejt Gërmenj-Shelegurit, Ersekë Shqipëri

Farma Sotira, një parajsë në zemër të natyrës

Flora Xhemani

Nuk e kishit dëgjuar ndonjëherë këtë emër?

Ky itinerar që ne do përshkojmë, mendojmë se meriton vëmendjen tuaj, jo vetëm sepse ka një larmi të mrekullueshme relievi, bimësie e bukurish natyrore, por edhe sepse mu në zemër të kësaj zone ka lulëzuar një oaz argëtimi që do të plotësonte më së miri, të gjitha kërkesat e dëshirat e çdokujt që është i dashuruar me natyrën dhe me sportet e saj, kalërimin, peshkimin, piknikët, ecjet, ngjitjet në mal, skitë  në kohën e dimrit e notin në stinën e verës.

Po ju flasim për  Sotirën, një vend i vogël e shumë i bukur,  në rrethin e Ersekës, 25 km drejt rrugës për në Leskovik.

Zona ndodhet në zemër të rezervatit natyror Gërmenj-Shelegur, një destinacion i natyrës shqiptare që ju ofron bukuri të pafundme, në çdo stinë të vitit.

Apolonia, ‘’Qyteti i Diellit”

Written by Ilirjan Gjika on Thursday, 23 February 2012. Posted in Destinacione

Udhëtim në qytetin e dashuruar prej arkeologëve.

Apolonia, ‘’Qyteti i Diellit”

Ilirjan Gjika

Dikur këtu niste një nga rrugët më të rëndësishme që lidhte Perëndimin me Lindjen, apo Romën me Kostandinopolisin. Ndërsa tani Apolonia shënon fundin e një rruge rurale që të çon drejt e në të.

Qysh nga viti 2005, Apolonia, kjo qendër arkeologjike e Shqipërisë funksionon si park arkeologjik kombëtar dhe është i hapur për tu vizituar nga turistë vendas dhe të huaj. Ndërsa çdo verë aty zhvillohen ekspedita arkeologjike, të cilat së bashku me muzeun dhe manastirin mesjetar krijojnë të gjitha kushtet që këtu të zhvillohet një turizëm i mirfilltë kulturor dhe historik, ku karakterin shlodhës të të cilit ja shton edhe natyra e bukur e pejsazhit përreth. E çdonjëri prej atyre që vjen këtu për herë të parë, ose për të disajtën herë, nuk mund ti shkojë mendja sesi kanë qenë monumentet e Apolonisë atëherë kur kazma e arkeologut nuk kishte nisur të ‘’trokiste’’ në tokë.

Majat e Ballkanit – një aventurë pa kufij

Written by Kastriot Faci on Thursday, 23 February 2012. Posted in Itinerare

Majat e Ballkanit – një aventurë pa kufij

"Fondi i hapur rajonal për Europën Juglindore", dhe "Nxitja e Tregtisë së Jashtme", GIZ, organizoi udhëtimin e ecjes malore “Nëpër Majat e Ballkanit”. Nga data 15- 19 Qershor 2011, me pjesëmarrjen e grupeve të tre shteteteve kufitare, Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria. Qëllimi i këtij rrugëtimi ishte promovimi i një shtegu të ri për ecje ndërkufitare për turizmin malor. Unë ftohem të marr pjesë në këtë ecje malore nga Shpresa Smajli e GIZ, në Shkodër. Peisazhet, intinerari si dhe fryma e bashkëpunimit të secilit prej anëtarëve të grupit ishin arsyeja që ky udhëtim ishte aq i bukur e i suksesshëm. Mbeta i mahnitur nga bukuria e këtyre maleve, gjatë këtij shtegtimi, nga përzermërsia dhe bujaria e njerëzve të krejt vendeve nga kaluam. Kjo bëri që ky udhëtim të ishte një ndër më të bukurit që kam patur në jetën time e për këtë t’jua rekomandoj dhe juve. Është e pamundur të sjell plotësisht çfarë unë kam përjetuar në këtë shtegtim, por disa detaje të kësaj përvoje, me shumë kënaqësi mund t'i përshkruaj...