Travel Magazine nr 22 - Zbuloni Shqipërinë përmes Itinerareve më të bukura 2017

on Monday, 06 March 2017. Posted in Info

Numri i ri i revistës Travel, 108 faqe informacion i pasur turistik dhe destinacionet e vitit 2017

Travel Magazine nr 22 - Zbuloni Shqipërinë përmes Itinerareve më të bukura 2017
Të dashur lexues!
Destinacionet më të mira që revista Travel jua sugjeron çdo fillim viti në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e saj dhe dashamirësit e udhëtimeve janë pa asnjë hezitim përvojat më të veçanta që mund të keni përjetuar në jetën tuaj, një përvojë që do ta shijoni me të gjitha shqisat, prej larmisë së pashoqe të vendeve të sugjeruara, mënyrave për t`i arritur ato, gjërave që mund të bëni atje dhe ushqimeve që mund të shijoni gjatë këtyre udhëtimeve në zonat lokale ku këto itinerare shtrihen. Edhe nëse për arsye të ndryshme ju nuk do të mund t`i prekni dot nga afër këto vende, vetëm leximi I tyre në përshkrimin e bërë në rubrikën e gjatë “Itineraret më të mira 2017”, do t`ju krijojë ndjesi të papërshkruara! Por a është kjo gjithça që ju kemi ofruar në këtë numër të ri? Absolutisht jo! Shfletojeni këtë numër dhe do na jepni të drejtë.
 
Kështu pra në këtë numër do të lexoni:

300 ditë me diell në vit, për të vizituar “Qytetin e Bardhë”

on Thursday, 02 March 2017. Posted in Destinacione

Berati i UNESCO-s shton numrin e turistëve

300 ditë me diell në vit,   për të vizituar “Qytetin e Bardhë”
I shtrirë krah dy brigjeve të Osumit, me Tomorrin në lindje e Shpiragun në perëndim, Berati mbështjell historinë e vet mbi 2400-vjeçare rreth lagjeve të bardha të Goricës dhe Mangalemit. Ato kqyren nga Kalaja e banuar pa ndërprerje, qysh prej shekullit të IV-t para Krishtit, dhe japin e marrin nëpër Urën e Goricës e cila i i jep domethënien peisazhit historik të qytetit.
Historia e ka njohur qytetin e Desaratëve me emra të ndryshëm, për tu ndalur në shekullin e VII-të pas Krishtit kur pushtuesit sllavë e më tej Bizanti do e njihnin Antipatrean e hershme si Belgrad, Qyteti i Bardhë, nga rrjedh edhe emri Berat me të cilin e njohim qytetin sot.
Në vitin 2008 Berati hyri në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si një kompleks historik i cili përcjell të ruajtura, traditat e arkitekturës, arteve, zejeve dhe besimit, të trashëguar nëpër shekuj brenda shtëpive të tij të bardha.

Ukraina, porta e një tregu të mundshëm turistik dhjetëra milionësh

on Thursday, 02 March 2017. Posted in Fokus

Mijëra turistë nga vendet rusishtfolëse tashmë kanë zgjedhur: Duam të pushojmë në Shqipëri

Ukraina, porta e një tregu të mundshëm  turistik dhjetëra milionësh
Me një popullsi prej 42 milionë banorësh, Ukraina mund të jetë një treg i mirë për turizmin shqiptar. Provat e para të këtij tregu janë dëshmuar që prej më shumë se 10 vitesh, kur turistët e parë ukrainas, të organizuar përmes agjencive turistike shqiptare dhe ukrainase, erdhën në Shqipëri, fillimisht përmes avionëve charter të ulur në pistat e aeroportit të Tivatit në Malin e Zi. Sigurisht që individë nga Ukraina kishin ardhur edhe më herët për turizëm në Shqipëri, por vitet 2013-2014 ishin të parat që shënuan ardhjen e organizuar të turistëve ukrainas në Shqipëri.

Pasqyra e sezonit turistik 2016 dhe pritshmëritë për 2017-ën

on Wednesday, 01 March 2017. Posted in Editorial

Flet ministrja e Turizmit znj. Milva Ekonomi

Pasqyra e sezonit turistik 2016 dhe pritshmëritë për 2017-ën
Sezoni turistik veror 2016 ishte padyshim sezoni turistik më i suksesshëm deri tani. Kjo nuk është aspak e rastësishme, por është meritë e përpjekjes në radhë të parë të sipërmarrjes turistike por pa lënë mënjanë punën intensive të agjencive te ndryshme shtetërore për t’iu përgjigjur në kohë nevojave të tyre.
 

 

Travel Magazine nr. 21, një udhëtim mahnitës mes traditave e shijeve të Shqipërisë

on Wednesday, 30 November 2016. Posted in Lajme

Numri i fundit i revistës Travel, dedikuar traditës, ripërtëritjes së vlerave, kulturës popullore, festave tona të bukura dhe njerëzve të punës.

Travel Magazine nr. 21, një udhëtim mahnitës mes traditave e shijeve të Shqipërisë
Të dashur lexues!
U bënë tashmë thuajse gjashtë vjet që revista Travel ju sugjeron destinacionet dhe itineraret turistike më të bukura e më të frekuentuara në Shqipëri dhe në trojet shqiptare në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Kemi qenë bashkë në Veri e në Jug, i kemi rënë atdheut kryq e tërthor e kemi zbuluar bashkë vende të bukura e të mbushura me magji, mister, natyrë, kulturë e histori, në çdo cep të vendit. Shqipëria sa ç`është e vogël, aq është edhe e madhe dhe bukuritë e saj nuk kanë fund. Tashmë ne vazhdimisht përpiqemi t`ju sjellim jo më vende të reja por qasje të reja për vende të njohura, lloje të reja eksperiencash e mënyrash udhëtimi, duke e bërë pushimin tuaj më interesant. Në këtë numër që përfshin brenda tij edhe festat më të bukura të vitit për ne, ato të Nëntorit dhe të Fundvitit, ju kemi sjellë një buqetë përvojash e përjetimesh që i kapërcejnë stinët dhe shkojnë përtej një sezoni të thjeshtë. Zbuloni se sa bukur është të përshkosh Ballkanin me biçikletë, sa hare e madhe është të festosh me vendasit nëpër festa lokale, traditat e tyre më të bukura, përjetoni emocionet dhe mallin e Arbëreshëve të Italisë përmes rrëfimit të një ambasadori shqiptar që i ka takuar ata atje ku jetojnë, njihni produktet natyrale dhe mikpritjen shqiptare përmes fermave unike në Shqipëri e shijoni përvoja të paharrueshme përmes ripërtëritjes së traditave të vjetra, ardhur në kohëra të reja, më bukur e më fort se më parë. Udhëtim të këndshëm!